Aktualitet

Tentoi të nxirrte nga Kapshtica mbi 27 mijë euro pa i deklaruar, arrestohet 50-vjeçari turk, sekuestrohen shuma dhe mbi 2 mijë dollarë

Policia më tej bën me dije se 50-vjeçari kishte fshehur në kamionin që drejtonte një çantë krahu. Brenda çantës u gjetën 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë pa i deklaruar.

21 Nëntor 2024, 10:27 Nga N.F
Tentoi të nxirrte nga Kapshtica mbi 27 mijë euro pa i deklaruar,
Paratë

KAPSHTICË- Një 50-vjeçar turk është vënë në pranga ditën e sotme në Kapshticë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi tentoi të kalonte në pikë kufitare në Kapshticë një shumë pa e deklaruar.

Policia më tej bën me dije se 50-vjeçari kishte fshehur në kamionin që drejtonte një çantë krahu. Brenda çantës u gjetën 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë pa i deklaruar. Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.

Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollarë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

para te padeklaruara kapshtice arrestim

Sondazh

Poll