Aktualitet

Moti i keq në Lezhë/ Pezullohen lundrimet në Portin e Shëngjinit, bashkia thirrje qytetarëve: Kujdes gjatë lëvizjeve, mund të ketë përmbytje në disa zona!

Në lidhje me parashikimin e keq të motit ka reaguar edhe Bashkia e Lezhës. Përmes një postimi në "Facebook" Bashkia shkruan se nga reshjet e shiut mund të ketë rrezik për përmbytje në disa zona.

21 Nëntor 2024, 09:56 Nga N.F
Moti i keq në Lezhë/ Pezullohen lundrimet në Portin e
Shëngjin

LEZHË- Moti i keq ka sjellë probleme në disa qytete të vendit. Në qytetin e Lezhës mësohet se që prej pasdites së djeshme Porti i Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit. Për shkak të reshjeve të shut dhe erës së fortë deti është i trazuar dhe me dallgë dhe për të parandaluar ndonjë tragjedi është pezulluar lundrimi.

Më tëj bëhet me dijese se mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri mesditën e së shtunës. Në lidhje me parashikimin e keq të motit ka reaguar edhe Bashkia e Lezhës. Përmes një postimi në "Facebook" Bashkia shkruan se nga reshjet e shiut mund të ketë rrezik për përmbytje në disa zona. Më tej në njoftim kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse.

“Bashkia Lezhë ju informon  se gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat mund të shoqërohen me rrezik përmbytjesh në disa zona. Strukturat e Bashkisë Lezhë janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Qytetarët këshillohen: Të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve. Të raportojnë çdo problematikë pranë shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Lezhë.

Moti i keq në Lezhë/ Pezullohen lundrimet në Portin e

bashkia e lezhes porti i shengjinit moti i keq ne vend

Sondazh

Poll