Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, ish e dashura biznesmene dha urdhrin për ta murosur

10 Mars 2019, 12:58 Nga DOSJA
Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, ish e dashura

ITALI- Kur kanë kaluar disa javë zbulimi i krimit të rëndë në Itali, ku një shqiptar u vra dhe më pas u muros, mediat vendase kanë zbardhur të gjithë krimin.  Sipas mediave në itali, shqiptari që u muros, u vra me urdhër të ish-shefes së tij.

Trupi i tij u gjet pesë vjet pas vrasjes, ndërsa policia italiane vuri në pranga 4 persona, edhe urdhëruesen e vrasjes, 64-vjeçare, Carmela Sciacchitano.

Astrit Lamaj, 41 vjeç, me kombësi shqiptare, vite më parë ishte ndarë nga gruaja me të cilën ka një djalë, në vitin 2012 u njoh me një tregtare bizhuterish nga Genova, në atë kohë 59 vjeç, me të cilin nisën një marrëdhënie sentimentale. Pas disa muajsh, shqiptari vendosi t’i japë fund lidhjes, dhe u largua, duke marrë me vete edhe disa bizhuteri nga dyqani i saj. Për të plotësuar hakmarrjen e saj, gruaja italiane kërkoi ndihmën e disa “miqve” të vjetër, të cilët në fund kryen dhe vrasjen.

Duke e marrë shqiptarin deri në Brianza përmes mashtrimit se do t’i jepnin një sasi droge, më tej ata e kanë dhunuar, dhe mbytur, me urdhër të gruas që nuk duronte dot faktin që një mashkull ta linte.

Vrasësit me pagesë e kanë tërhequr shqiptarin deri në një vend të sigurt, ku e kanë lidhur, dhe e kanë rrahur me goditje të shumta në kokë që përfunduan më tej duke e mbytur me tel në fyt.

Zhdukjen e Astrit Lamajt, e raportoi në polici vëllai i tij në Genova, dy ditë pasi 41-vjeçari kishte humbur kontaktet me të. Gruaja, tashmë 64 vjeç u ndalua nga karabinierët, teksa po shkonte në aeroport në Genova, ndërsa në pranga ranë edhe tre bashkëpunëtorët në krim, vrasësit e paguar, të cilët kanë lidhje me krimin e organizuar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet detajet e reja krimi i rende ne itali murosja e shqiptarit ne itali vrasja e shqiptarit detajet e reja krimi i rende ne itali murosja e shqiptarit ne itali vrasja e shqiptarit

Sondazh

Poll