Aktualitet

Goditi punonjësin e policisë të FNSH me gur, arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër (VD)

10 Mars 2019, 13:05 Nga DOSJA
Goditi punonjësin e policisë të FNSH me gur, arrestohet

FIER- Një ditë pas protestës në Fier, ku u qëllua më gurë një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për këtë ngjarje është arrestuar një punonjës i Bashkisë Mallakastër.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se nga pamjet filmike është vërtetuar se punonjësi i FNSH-së është qëlluar me gurë nga shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e policisë të FNSH me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë.

Si rezultat, rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).

Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Ditën e djeshme në Fier, u zhvilluar një protestë kundër kryeministrit Edi Rama (Lexo këtu), e cila u shoqërua me tensione dhe u plagos një punonjës i FNSH-së. Për këtë ngjarje dje u shoqëruan disa persona, të cilët ishin pjesëmarrës në protestë, e cila u konsiderua si e paligjshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet punonjesi bashkise goidet me gure polici protesta kunder rames protesta kunder rames ne fier arrestohet punonjesi bashkise goidet me gure polici protesta kunder rames protesta kunder rames ne fier

Sondazh

Poll