Aktualitet

Regjistroi një pronë me dokumente false/ Arrestohet ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, shpallen në kërkim tre persona të tjerë

Masa e sigurisë "Arrest në burg" është caktuar ditën e djeshme nga Gjykata e Durrësit ditën e djeshme, ndërsa u ekzekutua sot.

20 Nëntor 2024, 12:01 Nga r.ll
Regjistroi një pronë me dokumente false/ Arrestohet ish-drejtuesi i
kadastra e durresit

DURRËS- Ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, Ardian Kona është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se Kona ka bërë regjistrimin e një prone me dokumente false. 

Masa e sigurisë "Arrest në burg" është caktuar ditën e djeshme nga Gjykata e Durrësit ditën e djeshme, ndërsa u ekzekutua sot.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e 3 personave të tjerë, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata akuzohen për veprat penale "Shpërdorim i detyrës" dhe "Falsifikim i dokumenteve". 

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Durrës/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Roli”.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës (ish-drejtues në ASHK Durrës), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

ardian kona kadastra e durresit policia e durresit

Sondazh

Poll