Aktualitet

Ndërron jetë në Spanjë shoku i Cllevios/ Klajdi Mansaku dyshohet se është hedhur nga kati i 10-të i një ndërtese, i riu ishte në kërkim në Shqipëri për plagosjen e dy personave

Dyshohet se Mansaku u vetëvra duke u hedhur nga kati i 10-të i një pallati. Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan për vetëvrasjen e të riut mbrëmjen e 19 nëntorit.

20 Nëntor 2024, 11:28 Nga N.F
Ndërron jetë në Spanjë shoku i Cllevios/ Klajdi Mansaku
Mansaku dhe Cllevio

SPANJË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë ndërsa ka ndërruar jetë një shqiptarë. Mësohet se 26-vjeçari, Klajdi Mansaku i ka dhënë fund jetës në Spanjë. Dyshohet se Mansaku u vetëvra duke u hedhur nga kati i 10-të i një pallati. Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan për vetëvrasjen e të riut mbrëmjen e 19 nëntorit. Ende nuk dihen arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti të rëndë.

Mansaku rezulton i kërkuar nga autoritet shqiptare për një plagosje të dyfishtë të ndodhur më 15 prill 2023. I riu pas një debati në rrjetin social TikTok, tentoi të vrasë me armë dy të rinj, Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu. Të rinjtë mbetën të plagosur, ndërsa në pranga u vendos bashkëpuntori i Mansakut, Sheflid Karat. 26-vjeçari njihet edhe si mik i ngushtë Cllevio Serbiano, një personazh i njohur në rrjetet sociale, sidomos në TikTok.

klajdi mansaku cllevio serbiano spanje

Sondazh

Poll