Aktualitet

Nga dhuna në familje te shkaktimi i një aksidenti, arrestohen 3 persona në Tiranë

Më tej në njoftim bëhet me dije se po për dhunë është arrestuar edhe një 64-vjeçar. I arrestuari u vendos në pranga pasi ka dhunuar dhe kanosur gruan e tij. I arrestuari i tretë është një 25-vjeçari i cili ka shkaktuar një aksident. 

20 Nëntor 2024, 10:20 Nga N.F
Nga dhuna në familje te shkaktimi i një aksidenti, arrestohen 3
Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 62-vjeçar. Ai është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij.

Më tej në njoftim bëhet me dije se po për dhunë është arrestuar edhe një 64-vjeçar. I arrestuari u vendos në pranga pasi ka dhunuar dhe kanosur gruan e tij. I arrestuari i tretë është një 25-vjeçari i cili ka shkaktuar një aksident. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën "Llazi Miho". I riu duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një të moshuar. 83-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është proceduar penalisht një të mitur pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçare, nëpërmjet celularit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: I. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij; R. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë;

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin D. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Llazi Miho", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin N. S., 83 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë një të mitur 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçare, nëpërmjet celularit.

dhune ne familje aksident ne tirane

Sondazh

Poll