20 Nëntor 2024, 11:41
Nga r.ll
makina e djegur
TIRANË- Janë publikuar pamjet e automjetit të shkrumbuar që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit ndaj Klaudio Prendit.
Ajo që ka mbetur nga automjeti është duke iu nënshtruar një ekspertize në Policinë e Tiranës, për të mësuar më shumë të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Pak më herët u raportua se në makinën së cilës iu vu zjarri në zonën e Farkës, u gjet edhe arma e krimit, tip pistoletë me silenciator.
Klaudio Prendi, 28 vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip "Audi" dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.
Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.
klaudio prendi
makina 2jpg
makina 1jpg
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 11:28
N.F
Mansaku dhe Cllevio
SPANJË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë ndërsa ka ndërruar jet&e...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 11:24
r.ll
jani prenga
TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ja...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 11:17
N.F
Droga
ITALI- Pasditen e së hënës karabinierët e stacionit Frosinone Scalo kanë arrestuar një 18-vjeçar shqiptar. ...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:57
N.F
Viktima
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendit. Të riut do ti jepet sot l...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:37
N.F
Autori
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Mësohet se autorit të vra...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:30
N.F
Arrestimi
TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se i ...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre k...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:07
N.F
Vendi ku u gjet mjeti i djegur
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendit. Pas r...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 09:58
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht në Kamëz ditën e sotme. Mësohet se procedimi i tyre ka ardhur pas...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 09:43
r.ll
pamje nga atentati
TIRANË- Janë publikuar pamjet e momentit kur autorët ende të paidentifikuar janë afruar me automjetin e tyre d...