Aktualitet

Seanca në GJKKO për Jan Prengën/ Dëshmon Ndrek Prenga: Dritan Rexhepin nuk e njoh, Gentjan Doçi më tregoi për rrëmbimin e vëllait

Ndrek Prenga ka thënë se nuk e njeh Dritan Rexhepin, ndërsa ka shtuar se gjatë bisedës mes tyre ai i është prezantuar me emrin Gramoz.

20 Nëntor 2024, 11:24 Nga r.ll
Seanca në GJKKO për Jan Prengën/ Dëshmon Ndrek Prenga:
jani prenga

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e radhës për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës. Në këtë seancë kanë dëshmuar dy vëllezërit e viktimës me kërkesë të SPAK.

Ndrek Prenga ka thënë se nuk e njeh Dritan Rexhepin, ndërsa ka shtuar se gjatë bisedës mes tyre ai i është prezantuar me emrin Gramoz. Ai po ashtu ka rrëfyer se ka qenë Gentian Doçi, personi që e ka njoftuar se i kanë marrë vëllanë peng. 

Pyetje nga avokatët. Përgjigjet Ndrek Prenga.

Ndrek Prenga: Nuk e njoh Dritan Rexhepin. Ka qenë një mesazh në telefon, është prezantuar me emrin Gramoz. Më ka thënë: “Jam Gramozi, gjërat janë të miat, mos të preken”. Unë nuk njoh asnjë nga këta që janë në këtë ngjarje. Nëse mund ta shoh personin me foto, që kam folur me kamera, absolutisht e njoh. Nuk them 100%, por e njoh.

Pyetje nga prokurori Behar Dibra:

Ndrek Prenga: Unë nuk kam pyetur asnjë nga këta që kam folur, nëse njihemi apo jo. Më është prezantuar në telefon si Gramoz. Gentjan Funiqi më ka marrë vetë në telefon. Në moment pasi është marrë vëllai peng, unë kam telefonuar personat që më kishin marrë në telefon, Gentjan Doçin, Gramozin, kam biseduar me ta. Gramozi me ka thënë, nuk ke punë me mu, por me shkodranët, me Doçin. Biseda ka qenë me kthy gjërat, me liru pengun. Pengu doli më pas që kishte vdekur. Nuk e kam pyetur Gentjan Doçin nëse ai e njeh apo jo Gramozin. Ndoshta edhe e kam pyetur, nuk e mbaj mend 100%. Më mori në telefon Gentjan Doçi, më tha 'më keni marrë gjërat'. Unë i thashë 'jam në burg'. Më mori të nesërmen, më tha që të kanë marrë vëllain peng. Kur kanë dalë pamjet filmike origjinale, sikur ma ka thënë burri i huaj. Unë e kam parë në media, videon.

Dibra: Pse thua që Doçi ta mori vëllain peng?

Prenga: Sepse ai më mori mua në telefon. Gramozi mua nuk më ka thënë asgjë fare. Kur më ka marrë Gramozi, unë i kam thënë jam në burg, kemi folur me kamera. As më intereson kush është Gramozi, as kush janë Doçajt. Unë nuk dua ta mbroj Gramozin, por nuk më ka borxh.

Avokatët pyetje. Përgjigjet Ndrek Prenga. Avokatja kërkon t'i tregojë Prengës disa foto të Dritan Rexhepit dhe pyet dëshmitarin nëse e njeh apo jo.

Behar Dibra: Paraqitja nuk bëhet me foto, por fizikisht. Nuk është veprim që bëhet në sallën e gjyqit, por bëhet me një grup personash.

Avokatja Joana Qeleshi: Kur tjetri thotë kam folur me filanin, t’ia tregojmë e njeh apo jo. Unë kam bërë printinin e fotove për efekt shpejtësie.

Behar Dibra: Nuk është mohuar prej tij që ka folur me këtë person.

Trupa e gjykimit pranoi pjesërisht kërkesën e avokates Qeleshi.

gjkko jan prenga ndrek prenga

Sondazh

Poll