Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg për drogë dhe grup i strukturual kriminal, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari i shpallur në kërkim

Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar me 5 vite burg. Policia bën me dije se 29-vjeçari është i dënuar për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal".

20 Nëntor 2024, 10:30 Nga N.F
I dënuar me 5 vite burg për drogë dhe grup i strukturual
Arrestimi

TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se i riu ishte shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar me 5 vite burg. Policia bën me dije se 29-vjeçari është i dënuar për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal".

Më tëj theksohet se pas kontrolleve të zhvilluara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i të riut. I arrestuari është identifikuar me inicialet G. Z. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "ëanted 3". Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal". Materialet i kaluan Prokurorisë.

droge grup i strukturuar kriminal arrestohet i riu ne tirane

Sondazh

Poll