20 Nëntor 2024, 10:57
Nga N.F
Viktima
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendit. Të riut do ti jepet sot lamtumia e fundit. Mësohet se pas ngjarjes janë marrë në pyetje shokët e 28-vjeçarit. Gjithashtu raportohet se mes miqve të viktimës kanë qenë edhe efektivë policie.
Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin më te para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem. Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.
“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.
28-vjeçari, Klaudio Prendi u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.
Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës ëdhtë gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.
vrasja e kladio prendit
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:37
N.F
Autori
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Mësohet se autorit të vra...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:30
N.F
Arrestimi
TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se i ...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre k...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 10:07
N.F
Vendi ku u gjet mjeti i djegur
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendit. Pas r...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 09:58
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë proceduar penalisht në Kamëz ditën e sotme. Mësohet se procedimi i tyre ka ardhur pas...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 09:43
r.ll
pamje nga atentati
TIRANË- Janë publikuar pamjet e momentit kur autorët ende të paidentifikuar janë afruar me automjetin e tyre d...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 09:40
N.F
Dritan Dajti
ELBASAN- Seanca e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm E...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 09:38
r.ll
personi i dyshuar si ibrahim lici
TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezent n&eum...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 09:20
N.F
Klaudio dhe Fran Prendi
TIRANË- Një ditë pas vrasjes së 28-vjeçarit, Klaudio Prendi është zbardhur dëshmia e...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 09:04
r.ll
martin cani
TIRANË- Është zbardhur dëshmia që 14-vjeçari, Mario Prelleshaj autori i vrasjes së bashëmoshatarit t...