Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në banesën e shqiptarit, vdes 67-vjeçari në Itali, plagët e shumta në trup i morën jetën pas tre ditësh në spital

Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një shqiptari. Për shkak të shpërthimit 67-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të shumta në trup dhe pas tre ditësh në luftë me jetën ka vdekur.

20 Nëntor 2024, 11:40 Nga N.F

 

Shpërthen bombola e gazit në banesën e shqiptarit, vdes
Foto ilustruese

 

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistuar në komunën Cellole në Napoli të Italisë. Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një shqiptari. Për shkak të shpërthimit 67-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të shumta në trup dhe pas tre ditësh në luftë me jetën ka vdekur.


67-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin Cardarelli në Napoli, ku ishte shtruar në repartin e djegieve. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por dyshoeht se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti, rrjedhjeje. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjës dhe shkaqet që sollën shpërthimin e bombolës.

 

Sondazh

Poll