Aktualitet

14-vjeçari që humbi jetën dje në Tiranë kishte publikuar një foto me aktorin! Reagon i prekur Jul Deda: Prap e dua këtë foto me ty o kampion, na pikëllove!

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka qenë një ndër personazhet që ka reaguar thellësisht i prekur. Përmes një postimi në rrjetin e tij social 'Instagram', Deda ka publikuar një foto ku kishte dalë bashkë me viktimën. 

19 Nëntor 2024, 16:24 Nga ZH.LL
14-vjeçari që humbi jetën dje në Tiranë kishte
viktima dhe aktori, Jul Deda

TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me bashkëmoshatrët e tij ditën e djeshme, ka prekur mbarë opinionin publik. Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur, të cilët kanë reaguar në lidhje me vdekjen e tij tragjike. Politikanë, këngëtarë dhe aktorë kanë reaguar të prekur ndaj kësaj ngjarjeje. 

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka qenë një ndër personazhet që ka reaguar thellësisht i prekur. Përmes një postimi në rrjetin e tij social 'Instagram', Deda ka publikuar një foto ku kishte dalë bashkë me viktimën. 

Deda ka publikuar një foto të vjetër, ku viktima Cani, para disa vitesh kishte publikuar me aktorin. “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua, Martin Cani”, shkruante i mituri në postimin e vjetër.

I prekur, aktori i dedikon disa fjalë, ku shpreh pikëllimin dhe ngushëllimet për familjen e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

"Prehu ne paqe i dashur Martin.
A mund ta bejme nje foto bashke, edhe pse nuk kane kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik ti nderpreu endrrat ne mes? E une prap e dua kete foto me ty o kampion. Na pikellove te gjitheve o djale, por Zoti djemte e mire i do prane vetes. Qofsh mire me Zotin. Ngushellime te sinqerta familjes" - shkruan Jul Deda nw postimin e tij.

julian deda reagon vdekja e 14vjecarit instagram

Sondazh

Poll