Aktualitet

Të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim narkotikësh dhe plagosje, arrestohen 2 persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 34-vjeçarin me inicilae H. R., i cili ishte i dënuar me 3 vite e 4 muaj për veprën penale "prodhim dhe shitje e narkotikëve". Ndërsa në pranga ka rënë dhe një 21-vjeçar me inicialet E. H., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "plagosje me dashje'.

19 Nëntor 2024, 15:02 Nga ZH.LL
Të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim
foto ilustruese

VLORË- Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar janë arrestuar në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas njoftimit të policisë, 2 të arrestuarit akuzohen përkatësisht për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe plagosje.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 34-vjeçarin me iniciale H. R., i cili ishte i dënuar me 3 vite e 4 muaj për veprën penale "prodhim dhe shitje e narkotikëve". Ndërsa në pranga ka rënë dhe një 21-vjeçar me inicialet E. H., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "plagosje me dashje'.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

‘U ndalua shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.”, sepse më datë 24.09.2024, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin K. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, për motive të dobëta’, njoftoi policia.

 

vlore arrestohen 2 persona policia e vlores

Sondazh

Poll