Aktualitet

Sherr mes të miturve në Korçë, 12-vjeçari përfundon në spital

Mësohet se dy 12-vjeçarët janë konfliktuar teksa po luanin futboll.

19 Nëntor 2024, 16:28 Nga E. D
Sherr mes të miturve në Korçë, 12-vjeçari
foto ilustruese

KORÇË- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme mes dy të miturve. Mësohet se dy 12-vjeçarët janë konfliktuar teksa po luanin futboll. Gjithashtu si pasojë e sherrit njëri prej tyre është dëmtuar lehtë me gur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa i mituri tjetër është shoqëruar në Komisariat së bashku me prindin. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar teksa po luanin futboll, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën. 12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

sherr mes te miturve

Sondazh

Poll