Aktualitet

Ministri i Brendshëm prezanton drejtorët e rinj në Shkodër dhe Lezhë! Hoxha: Fokusi, të goditen grupet kriminale dhe sigurimi i një mjedisi të qetë për komunitetin

“Sfida mbetet dhe është e qartë: Grupet kriminale. Z. Lleshaj, i cili rikthehet në Shkodër, tashmë në një rol drejtues, ka detyrën dhe përgjegjësinë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, për të punuar ngushtë me të gjitha strukturat dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin”, tha Ministri i Brendshëm.

19 Nëntor 2024, 15:26 Nga ZH.LL
Ministri i Brendshëm prezanton drejtorët e rinj në Shkodër
Ministri Hoxha prezanton drejtoret e rinj në Shkodër e Lezhë

SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar këtë të martë drejtorët e rinj të Policisë në Shkodër dhe Lezhë. Ministri Hoxha prezantoi Fatmir Lleshaj në krye të Policisë së Shkodrës, nga i cli kërkoi që përgjegjësinë për të punuar në krijimin e një mjedisi më të qetë për komunitetin. Ministri vuri theksin se sfida e qartë në shkodër, mbetet ende me grupet kriminale, ndaj ai kërkoi nga drejtori i ri zbardhjen e ngjarjeve kriminale, me fokus të veçantë parandalimin e tyre.

“Sfida mbetet dhe është e qartë: Grupet kriminale. Z. Lleshaj, i cili rikthehet në Shkodër, tashmë në një rol drejtues, ka detyrën dhe përgjegjësinë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, për të punuar ngushtë me të gjitha strukturat dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin”, tha Ministri i Brendshëm.

Ministri Hoxha prezantoi gjithashtu në krye të policisë së qarkut të Lezhës, Altin Mena. Teksa falenderoi ministrin në detyrë aktualisht, Alfred Elezin, Hoxha theksoi se në Lezhë ka mjaft sfida për t'u adresuar, prandaj kërkohet një grup i ri pune. Kjo sipas ministrit, për shkak se Lezha ka ka potencialin turistik të zhvillimeve ekonomike.

"Lezha si një qark me rëndësi për shkak të potencialit turistik dhe zhvillimeve ekonomike, ka mjaft sfida që duhen adresuar, prandaj kërkohet një temp i ri pune dhe arritje të qëndrueshme", tha Ministri. 
 

shkoder lezhe drejtoret e rinj ministri hoxha

Sondazh

Poll