19 Nëntor 2024, 14:56
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një i burgosur italian ka humbur jetën ditën e sotme të spitali Onkologjik në Tiranë. Viktima 64 vjeç është identifikuar si Cristiano Trapani. Sipas njoftimit viktima ka ndërruar jetë pasi sot ka pësuar arrest kardiak rreth orës 11:30.
Më tej bëhet me dije se ai ishte shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve më datë 28 nëntor të këtij vitit ndërsa ishte diagnostifikuar me limfadenopati për determinim. Mësohet se pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik. 63-vjeçari raportohet se ishte i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale "prodhim dhe shitje e narkotikëve".
Njoftimi i Burgjeve:
Shtetasi italian Cristiano Trapani, atësia Umberto, mëmësia Panicia Santa, i datëlindjes 09.11.1960, lindur në Torrice dhe banues në Frosinone, Ceçano, Itali, me statusin e të paraburgosurit, i transferuar nga IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë sot, më datë 19.11.2024, në Spitalin Onkologjik ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak.
Pacienti ishte shtruar më datë 28.10.2024 në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim. Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme. Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.
Me vendimin nr. 1433, datë 16.11.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e kishte dënuar me 8 vjet burg për veprën penale ‘prodhim dhe shitje e narkotikëve’, të parashikuar nga neni 283/a-22 i Kodit Penal. Më tej, me vendimin nr. 681, datë 28.09.2024, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të arrestit për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 324/a/1 të Kodit Penal. Shtetasi Cristiano Trapani mbante statusin e të paraburgosurit dhe ishte i transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër.
nderron jete i burgosuri ne tirane pesoi arrest kardiak
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 14:44
N.F
Gjeorgjia Murati dhe partneri
GREQI- Ditën e djeshme është mbajtur seanca në Gjykatën e Selanikut për 2 të pandehur...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 14:41
I.A
Gent Mullai
TIRANË- Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gent Mullai ka sqaruar ngjarjen e rëndë që tronditi m...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 14:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria e re laburiste e Britanisë nën drejtimin e Keir Starmer është zotuar të bë...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 14:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 53-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet s...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 14:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Barna të importuara nga vende si India, Bangaldeshi, Kina dhe që lejohen vetëm me autorizim ministri janë ...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 14:05
N.F
SARANDË- Policia e Qafë- Botës ka zhvilluar një operacion për kapjen e dozave të drogës. Në lidhje me operacionin...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 13:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka dalë më një njoftim në lidhje me gripin e shpendëve. Sipas njoftim...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 13:38
r.ll
Konferenca e organizatës "Reporterët pa Kufij" në muajin prill me shtypin shqiptar
TIRANË- Organizata Reporterët pa Kufi dhe K&eum...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 12:46
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet përballja Shqipëri- Ukrainë. Ndeshja do të zhvillohet në ...
Aktualitet
19 Nëntor 2024, 12:47
r.ll
martin cani
TIRANË- Martin Cani, 14 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme pasi u qëllua për vdekje me thikë nga bashk&...