Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, Kisha Katolike: Kërkojmë angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe rendin

Në reagimin e tyre thuhet se janë bërë shqetësuese për shëndetin e shoqërisë sonë vrasjet në Tiranë dhe Shkodër.

19 Nëntor 2024, 15:08 Nga r.ll
Vrasja e Martin Canit, Kisha Katolike: Kërkojmë angazhimin e
martin cani

TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi për ngjarjen ka reaguar edhe Kisha Katolike. Në reagimin e tyre thuhet se janë bërë shqetësuese për shëndetin e shoqërisë sonë vrasjet në Tiranë dhe Shkodër.  Kisha Katolike kërkon angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe rendin. 

“Vrasjet dhe dhuna e kohëve të fundit, në qytetet e rëndësishme të Shqipërisë si Tirana dhe Shkodra – duke veçuar vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë nga bashkëmoshatarët e tij –, na shqetësojnë në lidhje me shëndetin e shoqërisë sonë.

Në sytë dhe perceptimin tonë situata është e rëndë. Sot, në fillimin e mbledhjes plenare të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, i jemi lutur Hyjit për paqe dhe drejtësi në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, ne si Kishë katolike, ngremë zërin për të punuar së bashku për një shoqëri më të paqtë, ku të mbizotërojë dialogu dhe ligjshmëria. Ndërsa kërkojmë angazhimin e strukturave që kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët dhe rendin, si Kishë katolike angazhohemi për të qenë ndihmë dhe bashkëpunues me të gjithë faktorët për një shoqëri më të mirë e më të sigurt.

U bëjmë apel të gjithëve për çarmatosjen e duarve, të zemrave dhe të mendjeve nga armët dhe nga armiqësia. Të gjithë, pa dallim, duhet të angazhohemi për të ndërtuar një shoqëri të paqtë e të drejtë.”, thuhet në reagim.

kisha katolike vrasja e martin canit

Sondazh

Poll