Aktualitet

Masat, Lleshaj: Policia në krye të detyrës për festat, qytetarët të bashkëpunojnë…analizë në janar 2020 (VD)

26 Dhjetor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Masat, Lleshaj: Policia në krye të detyrës për festat,

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të siguruar një mbarëvajtje të festave të fundvitit. Në një dalje të shkurtër për mediat, nga Drejtoria e Policisë, ku e shoqëronte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, Lleshaj tha se policia do të jetë në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

“Të sigurojmë qetësinë e festës duke parandaluar me vendosmëri përdorimin e mjeteve pirroteknike që në të shkuarën kanë shkaktuar edhe dëme për jetën. Kërkojmë bashkëpunim për të gjithë rastet që cënojnë sigurinë publike. Të informojnë policinë përmes të gjitha kaneleve që janë funksionale. Përmes 112 dhe “Komisariatit Dixhital”, edhe për ata që shfrytëzojnë festat për veprimtari të dëmshme. Policia do të jetë aty ku duhet. Për shumë policë nuk ka festë por shërbim.”-tha Lleshaj. 

Ministri u pyet nga gazetarët për një opinion lidhur me punën e policisë gjatë vitit 2019, që përkon edhe me marrjen e detyrës nga Lleshaj. Lleshaj tha se analiza do të bëhet në janar, por siguria është më e lartë se kurrë.  “2019 ka qenë vit i ngarkuar, po i afrohemi mbylljes së vitit me treguesë optimistë. Në janar do të bëjmë analizë. Të gjithë treguesit që analizojnë sigurinë publike janë në nivele historike.”-tha Lleshaj.

Edhe drejtori i Rendit Publik, Albert Dervishaj, u shpreh dje në një konferencë për mediat se Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për kontrolle dhe goditje të eksponentëve kriminalë që mund të shfrytëzojnë periudhën e festave për të ushtruar veprimtarinë e tyre.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festat e fundvitit sander lleshaj siguria publike viti i ri 2020 festat e fundvitit sander lleshaj siguria publike viti i ri 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Dhjetor 2019, 10:18

Devoll– Mes skamjes dhe varfërisë ekstreme, lotëve dhe dhimbjes së pafundme është realiteti i hidhur i shumë familjeve shqiptarë. Festat për ta nuk ekzistojnë. ...