Aktualitet

DEL VIDEO/ Aleksandër Vuçiç në krah të të dënuarit për krime lufte, shtyjnë makinën në mes të dëborës

26 Dhjetor 2019, 08:55 Nga DOSJA
DEL VIDEO/ Aleksandër Vuçiç në krah të të

Serbi- Së fundmi është publikuar në rrjet një video, ku prezent është Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në këtë video Vuçiç shfaqet në krahë të dënuarit për krime lufte, Vojisllav Seselj, njeriut që sot drejton Partinë Radikale Serbe.  Ata shfaqen duke shtyrë një makinë, e cila ka ngelur në një rrugë me dëborë.

Është një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një “Audi 100” me të cilin po udhëtonin.

Theksojmë se gjatë rregjimit të  Sllobodan Millosheviçit, kreu i Serbisë ka mbajtur postin e ministrit të Informacionit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll