Aktualitet

Hapte adresa false për të degjeneruar e ish-të fejuarës, árrestohet 27-vjeçari në Vlorë për përndjekje

26 Dhjetor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Hapte adresa false për të degjeneruar e ish-të fejuarës,

Vlorë-Në prangat e Policísë së Vlorës ka rënë një 27-vjeçar pasi përndiqte ish-të fejuarën e tij, duke i hapur adresa fallse në rrjetet sociale, që kishin për qëllim prishjen e imazhit të saj.

Nga Polícia është árrestuar S.K, i cili akuzohehet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private.

Njoftimi i Polícisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e shtetasve të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

S.K., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.K, për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 27 vjecari përndiqte të fejuarën arrestohet 27 vjecari përndiqte të fejuarën

Sondazh

Poll