Aktualitet

Padia për prokurorin Ervin Kondili/ Shtyhet seanca tek Gjykata e Posaçme për Arbër Çekajn, mungonin avokatët

26 Dhjetor 2019, 09:25 Nga DOSJA
Padia për prokurorin Ervin Kondili/ Shtyhet seanca tek Gjykata e

Tiranë-Shtyhet seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion për Arbër Çekajn, pronarin e  kompanisë “Arbri Garden”, në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018,  u kapën edhe 613 kg kokáinë. Shkak i shtyrjes së seancës për Arbër Çekajn është bërë mungesa e dy avokatëve të Donaldo Lushaj.

Në seancën e sotme gjyqësore, Çekaj ka deklaruar se nuk do që çështja e tij të vazhdojë me Prokurorin Ervin Kondilli.

“Nuk dua të vazhdoj çështja me prokurorin Ervin Kondillin. Kam paraqitur kallézim për prokurorin dhe oficeren e Polícisë Gjyqësore”, mësohet të ketë thënë Arbër Çekaj në seancën e sotme.

Dy ditë më parë Arbër Çekaj kallëzoi penalisht prokurorin Ervin Kondilli. Biznesmeni, për të cilin në seancën e fundit të pretencës, Prokuroia ka kërkuar 21 vite burg, pretendon se prokurori Kondilli dhe ofecerja e Policísë Gjyqësore, Migena Haxhia kanë falsifikuar të dhënat në TIMS (regjistri i hyrje-daljeve të shtetasve).

Arbër Çekaj u árrestua në Gjermani dhe pas árrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokáinë që vinin nga Kolumbia. Të árrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekajt do të vuajë 14 vite brg burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arber cekaj padit kondillin dhe haxhine kokaina ne maminas arber cekaj arber cekaj padit kondillin dhe haxhine kokaina ne maminas

Sondazh

Poll