‘FRESKU’ pràngos 27-vjeçarin, i gjendet në banesë “magazinë” me hàshash, mùnicione dhe fitil zjàrrpërcjellës (
TIRANE- Policia e Shtetit njofton se është arrestuar një 27-vjeçar, me inicialet S.S, i akuzuar si shpërndarës i dozave të kanabisit si dhe shitës i municioneve luftarake. Operacioni “Fresku”, është finalizuar nga Komisiariati 4, dhe i riu është arrestuar në flagrancë pasi i është gjetur një sasi kanabisi. Më pas, në kontrollin që i është bërë në banesë, të riut iu gjetën edhe 836 gramë kanabis. Gjithashtu, atij i janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë, Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe të municionit luftarak. Operacioni policor i koduar “FRESKU”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen lëndë narkotike, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës. Vihet në pranga një 27-vjeçar që posedonte dhe tregtonte lëndë narkotike dhe municion luftarak.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri e municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan operacionin e koduar “FRESKU”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– S. S., 27 vjeç, banues në Zall – Bastar, Selitë, Tiranë. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 4 Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi S. S. tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak.
Mbi bazën e këtyre informacione u organizua puna për kapjen e tij në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit S. S., në rrugën “Qemal Deliu”, është gjetur një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Menjëherë është ushtruar kontroll në banesën e tij, në rrugën “Muhamed Deliu”, ku është gjetur dhe një qese e mbushur me lëndë të dyshuar cannabis sattiva, gjithsej 836.6 gramë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Padia për prokurorin Ervin Kondili/ Shtyhet seanca tek Gjykata e Posaçme për Arbër Çekajn, mungonin avokatët
Tiranë-Shtyhet seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, në kontenierët me banan...
Hapte adresa false për të degjeneruar e ish-të fejuarës, árrestohet 27-vjeçari në Vlorë për përndjekje
Vlorë-Në prangat e Policísë së Vlorës ka rënë një 27-vjeçar pasi përndiqte ish-të fejuarën e tij, duke i hapur adresa fallse në rrjetet sociale, që kishi...
DEL VIDEO/ Aleksandër Vuçiç në krah të të dënuarit për krime lufte, shtyjnë makinën në mes të dëborës
Serbi- Së fundmi është publikuar në rrjet një video, ku prezent është Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në këtë video Vuçiç sh...
Gjendet një person i pajétë në Maliq, jetonte i vetëm në rrënojat e kombinatit të sheqerit (Emri)
MALIQ– Gjendet një person i pajétë në Maliq mëngjesin e sotëm. Trupi është identifikuar dhe i përket shtetasit Muhamed Tabaku, rreth 52 vjeç. Víktima ësh...
Kërcënón me lévë hekuri bashkëshorten, pólicia parandalon krímin në familje, në pranga 48-vjeçari
KRUJË- Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi akuzohet për dhunë në familje.Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se në prang...
Trafik dróge, ushtrim i lojërave të fatit dhe dhúnë në familje, árrestohen 4 persona në Tiranë
Tiranë- Në parangat e Polícisë së Tiranës kanë rënë 4 persona, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të...
Autobusi grek del nga rruga në Tepelenë, lëndohen shoferët
Tepelenë- Gjatës natës ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, në vendin e quajtur, Ura e Bënçës, ku një autobus ka dalë nga rruga.Dos...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 26 Dhjetor 2019
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
“Ishalla nuk bie prapë tërmet, atë lutemi”/ Pallati në Durrës që rrezikon të shembet, banorët në alarm(VD)
Durrës-Paskal Ikonomi, banor nga Durrësi, ankohet për plasaritje në banesë në muret mbajtëse, kryetari i njësisë shprehet “Kur s’ja kemi zgjidhur para një viti ...