Aktualitet

Kërcënón me lévë hekuri bashkëshorten, pólicia parandalon krímin në familje, në pranga 48-vjeçari

26 Dhjetor 2019, 08:23 Nga DOSJA
Kërcënón me lévë hekuri bashkëshorten,

KRUJË- Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. E., banues në Larushkë të Krujës, i cili ka tentuar të vrásë bashkëshorten me levë hekur.

Fatmirësisht, policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka ndërhyrë në kohë, duke përshkallëzuar dhunën.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje, arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person dhune ne familje kruje arrestohet nje person dhune ne familje kruje

Sondazh

Poll