Politike

Rama në Fier, ish-deputeti i PD: Plagosja e policit inskenim, Kryeministri nuk kishte rrezik

10 Mars 2019, 11:08 Nga DOSJA
Rama në Fier, ish-deputeti i PD: Plagosja e policit inskenim, Kryeministri

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë gjatë ditës së djeshme në Fier, ku u prit me proteta nga qytetarët. Protestat u shoqëruan me tensione, pasi u lënau një polic dhe u shoqëruan disa persona në Komisariat.

Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, i ftuar në Ora News, i cili ka qenë dhe vet një pjesëmarrës në protestë, tha se  Rama nuk kishte asnjë rrezik.

“Nuk kishte rrezik për Kryeministrin. Policia ndërhyri dhunshëm, e shpërndamë vetë protestën për të mos pasur përplasje. Kryeministri ka ardhur me 30 minuta me vonesë pasi rrinte te ura e Sheqit i rrethuar nga qindra forca policore pa pikë kuptimi. Një kryeministër që ruhet në vendin e vet nga qytetarët e vet, për mua po të kishte moralin më të vogël do të ishte dorëhequr”, u shpreh Baçi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, komentoi dhe dënimin e policit gjatë protestës, duke thënë se e e gjitha ishte një inskenim.

“Shpreh keqardhje, distancohem nga kjo dhunë. Po të dija se ishte një simpatizant, votues, dashamirës i PD, nuk do ta quaja pjesë të PD-së atë që ka bërë një akt të tillë. Por nga informacionet që kam, jam interesuar në spital nga kirurgë dhe më kanë thënë se nuk ka pasur qepje si thonë në portale por gërvishtje nga një mjet i fortë, qoftë dhe gur që ka dalë nga turma. Por nuk e di nëse ka qenë protestues apo i infiltruar për ta bërë një gjë të tillë pasi ka pasur me dhjetëra punonjës policie civilë që qarkullonin në mes të turmës së protestuesve dhe janë të identifikuar.Çdo gjë ka qenë e inskenuar për të krijuar një përplasje”, shton më tej kreu i PD në Fier.

Duke komentuar transferimin e drejtorit të policisë së Fierit, Baçi thotë se Rama e shkarkoi se nuk i menaxhoi si donte ai protestat.

“Sot drejtori i policisë së Fierit është shkarkuar nga detyra për arsye se nuk ka arritur të menaxhojë atë që thoshte Edi Rama. Nuk e bëj me faj fare drejtorin e policisë së Fierit se ka bërë çmos për të shpërndarë protestuesit por një masë e tillë nuk mund të shpërndahet në një kohë si e kërkon kryeministri ndaj ka bërë shkarkimin e tij.Kanë marrë në pyetje të gjithë të shoqëruarit në drejtorinë e policisë dhe duke mos pasur asnjë fakt. Drejtori i përgjithshëm i policisë është nisur urgjent drejt Fierit dhe ka ndaluar në mes marrjen në pyetje të protestuesve dhe ka thënë si ka mundësi që po i nxirrni jashtë”, u shpreh ish-deputeti Baçi në Ora News.

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka zgjedhur që t’i kalojë në Fier, ku ka zhvilluar takime në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Por vitiza e tij nuk ka kaluar e qetë, pasi është pritur me protesta nga qytetarët demokrat.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ish-deputeti i pd luan baci protesta kunder rames rama ne fier djegia e mandateve te opozites ish-deputeti i pd luan baci protesta kunder rames rama ne fier

Sondazh

Poll