15 Nëntor 2024, 13:03
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha ka folur lidhur me gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare. Sipas tij, rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron rritjen apo përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve.
Berisha tha se në 11 vite, 800 mijë pensionistë shqiptarë nuk kanë gëzuar asnjë rritje të pensionit të tyre. Ai shtoi më tej se kjo rritje ekonomike dhe ky dyfishim buxheti nuk ka pasur kurrë pasqyrimin e duhur as në rritjen e rrogave minimale dhe mesatare.
"Një përshëndetje për gazetarët e pranishëm. Përshëndetje për qytetarët që ndjekin këtë takim me mediat. Sot jam para jush për të shprehur shqetësimin tim më të thellë për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare. Së pari, shpreh shqetësim dhe hidhërimin tim sepse në Shqipëri si rrallë, shumë rrallë në ndonjë vend tjetër të planetit, në vendet e diktaturave më të egra, rritja ekonomike e vendit nuk pasqyron rritjen apo përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve. Është tejet e hidhur se dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm të vendit në 11 vite, i të ardhurave në buxhet në 11 vite nuk ka gjetur asnjë pasqyrim në ekonominë dhe buxhetin familjar të rreth gjysmës së shqiptarëve.
Përkundrazi, në prani të kësaj rritje, e cila theksoj dhe njëherë, shënon rreth dyfishimin e prodhimit të brendshëm dhe të buxhetit në 11 vite, 800 mijë pensionistë shqiptarë nuk kanë gëzuar asnjë rritje të pensionit të tyre. Ajo çfarë iu është dhënë pensionistëve si indeksim, e vërteta ka indeksuar as 50 përqind të asaj që duhej të indeksonte. Ndaj dhe sot, me pensionin aktual, çdo pensionist pas këtij indeksimi, blen 30-40 përqind më pak ushqime se sa blintenë vitin 2013 apo 2014.
Kjo rritje ekonomike dhe ky dyfishim buxheti nuk ka pasur kurrë pasqyrimin e duhur as në rritjen e rrogave minimale dhe mesatare.
Rrogat minimale dhe mesatare mbeten më të ulëtat në rajon, ndërkohë që në vitin 2013 këto ishin rrogat më të larta në rajon. Ato që kanë pësuar rritje stratosferike dhe janë më të lartat në rajon, janë rrogat më të larta. Pra, rritja ekonomike nuk ka një pasqyrim. Rritja ekonomike nuk ka asnjë pasqyrim në jetën e 66 mijë familjeve në ndihmë ekonomike. Ajo mbetet krejtësisht e huaj, pothuaj inekzistente për 40 përqind të popullatës në fshat, e cila merr si subvencion në buxhetin më të madh në histori prej 8.2 miliardë eurosh, gjithsej 40 milionë euro. Rritja ekonomike nuk është pasqyruar në detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve të vet, ish-të përndjekurve politikë dhe pronarëve legjitimë të konfiskuar nga regjimi komunist.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
15 Nëntor 2024, 13:04
M.B
Plarent Ndreca
TIRANA- Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posa&cce...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:44
r.ll
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve ka shprehur kritika për punën e Komision...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:31
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votat e mazhoranc&eu...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:17
M.B
Gentian Ndoi
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin ...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:08
r.ll
belind kellici
TIRANË- Në protestën para bashkisë, ka mabjtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiran&eum...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:58
ZH.LL
protesta
TIRANË- Opozita ka organizuar protestën e radhës këtë të premte pranë Bashkisë së Tiranë, ku k&e...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:59
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot në protestën para Bashkis&eu...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:50
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha sot në protestën para Bashkisë së Ti...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:39
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ndodhet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku do t&eum...
Politike
15 Nëntor 2024, 10:48
M.B
Manfred Weber
TIRANA- President i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku...