15 Nëntor 2024, 13:04
Nga M.B
Plarent Ndreca
TIRANA- Deputeti socialist Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes pabarazisë në tenderë teksa akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.
Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.
"Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë", thuhej në reagimin e SPAK.
Plarent Ndreca në SPAK
plarent ndreca ne spak
Politike
15 Nëntor 2024, 12:44
r.ll
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve ka shprehur kritika për punën e Komision...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:31
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votat e mazhoranc&eu...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:17
M.B
Gentian Ndoi
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin ...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:08
r.ll
belind kellici
TIRANË- Në protestën para bashkisë, ka mabjtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiran&eum...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:58
ZH.LL
protesta
TIRANË- Opozita ka organizuar protestën e radhës këtë të premte pranë Bashkisë së Tiranë, ku k&e...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:59
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot në protestën para Bashkis&eu...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:50
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha sot në protestën para Bashkisë së Ti...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:39
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ndodhet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku do t&eum...
Politike
15 Nëntor 2024, 10:48
M.B
Manfred Weber
TIRANA- President i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku...
Politike
15 Nëntor 2024, 09:47
M.B
Alex Soros, Ivanka Trump dhe Jared Kushner
TIRANA- "News Nation Now" ka publikuar një artikull ku flitet rreth asaj që e cilëson si "fi...