15 Nëntor 2024, 10:48
Nga M.B
Manfred Weber
TIRANA- President i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku dënon incidentin e ndodhur (ne sulmin me vezë dhe kos) ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, pranë kryesisë së Kuvendit teksa po merrte pjesë në takimet e delegacionit europian në kuadër Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri më 29 tetor.
Në letrën e tij, Weber nënvizon se eurodeputeti, me statusin diplomatik të anëtarit të këtij misioni të Delegacionit të Parlamentit Evropian, është sulmuar verbalisht dhe fizikisht nga një protestues gjatë daljes nga Kuvendi i Shqipërisë.
Po ashtu Weber shkruan në letrën drejtuar Ramës se sulmi përbën një dështim të shtetit pritës për të garantuar sigurinë dhe integritetin e një përfaqësuesi të zgjedhur të qytetarëve të Bashkimit Europian. Gjithashtu Weber bën thirrje që incidente të ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen, duke respektuar angazhimet ndërkombëtare, në përputhje me rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë.
“Sulmi verbal dhe fizik ndaj z. Beleri para Kuvendit të Shqipërisë përbën një dështim të shtetit pritës për të garantuar sigurinë dhe integritetin e një përfaqësuesi të zgjedhur të qytetarëve të Bashkimit Europian. Asnjë masë nuk është marrë për të parandaluar këtë sulm të turpshëm ndaj një eurodeputeti në mes të misionit të tij zyrtar. Gjatë incidentit, ka pasur një mungesë të dukshme të ndonjë forme të mbrojtjes shtetërore.
Nëse do të kishte pasur ndonjë mbrojtje shtetërore dhe do të ishin dhënë masat e duhura sigurie nga shteti shqiptar, ky incident i papranueshëm mund të ishte parandaluar. Duke marrë parasysh seriozitetin e këtij incidenti, të cilin unë e dënoj fuqishëm, ju bëj thirrje që të siguroheni që incidente të ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen, duke respektuar angazhimet tuaja ndërkombëtare, në përputhje me rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë”, shkruan Weber.
president i partisë popullore evropiane manfred weber
Politike
15 Nëntor 2024, 09:47
M.B
Alex Soros, Ivanka Trump dhe Jared Kushner
TIRANA- "News Nation Now" ka publikuar një artikull ku flitet rreth asaj që e cilëson si "fi...
Politike
15 Nëntor 2024, 09:55
ZH.LL
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja do të paraqitet këtë të premte në SP...
Politike
15 Nëntor 2024, 07:48
M.B
Nga një tubim i zyrtarëve të PDK-së në Gjermani.
KOSOVA- Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeminist...
Politike
14 Nëntor 2024, 22:51
r.ll
meta, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nëse përbën problem qenia e Ilir Met&eum...
Politike
14 Nëntor 2024, 22:39
r.ll
asllan dogjani
TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani që dikur ka qenë drejtor policie, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Politike
14 Nëntor 2024, 22:11
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka dhënë detaje nga tak...
Politike
14 Nëntor 2024, 22:06
N.F
Meta dhe Kryemadhi
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se arrestimi i tij në prag të zgjedhjeve është p...
Politike
14 Nëntor 2024, 21:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur edhe te zhvillimet politike në rajon dhe angazhimin e Edi Ram&...
Politike
14 Nëntor 2024, 21:50
N.F
Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal te fuqia e Xhorxh Sorros në Shqipëri. Berisha i ftuar në "&...
Politike
14 Nëntor 2024, 21:52
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se çështja e reformës në drejtësi ka që...