Politike

"Drejtësinë duhet ta bëjë populli!" Blushi: Dumani është aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale të Ramës

Blushi tha se Dumani është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale të kryeministrit Edi Rama.

15 Nëntor 2024, 11:59 Nga M.B
"Drejtësinë duhet ta bëjë populli!" Blushi: Dumani
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot në protestën para Bashkisë së Tiranës se askush nuk mund të ketë me besim te kjo drejtësi sepse Altin Dumani, sipas tij, tashmë është një Erion Veliaj i drejtësisë. Blushi tha se Dumani është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se drejtësinë duhet ta bëjë populli.

"Po qëndroni këtu në një qendresë heroikë kundër simbolit më të urryer të korrupsionit. Përpara kësaj grope septike korrupsioni që vitin e ardhshëm parashikon të vjedhë edhe 500 milionë euro taksa tuajat. Ne nuk mund të presim që një hajdut ku prindi 2 i Sorosit në Shqipëri të tallet me taksat tuaja. Ndaj është koha ta tërheqim zvarrë dhe ta varim në shtyllën  e turpit sepse askush nuk mund të ketë me besim te kjo drejtësi sepse Altin Dumani, tashmë është një Erion Veliaj i drejtësisë, tashmë është një Edi Rama në krye të Drejtësisë, sepse ai është vendosur aty vetëm ne funksion të agjendave politike dhe personale të Edi Ramës. Vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Velisë. Asnjë besim te kjo strukturës, asnjë besim te kjo strukturë.

Drejtësinë duhet ta bëjmë ne. Drejtësinë duhet ta bëjë populli. Besoj e morët vesh se kush do të jenë 12 drejtorët e rinj të policisë së shtetit. Të gjithë të lidhur me krimin e organizuar. Dhe janë vendosur aty vetëm për një shërbim se si të vjedhim vota për Edi Ramën. Se si të vjedhin vota për Erjon Velinë. Asnjë besim edhe tek kjo strukturë. Ndaj është koha që drejtësinë ta bëjmë ne. Ndaj është koha që ta arrestojmë ne Erjon Velinë, çdo ditë në revoltë, çdo ditë ne përballje. Dhemb për dhëmb me çdo sakrificë deri sa ti shporrim", tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll