15 Nëntor 2024, 12:31
Nga M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votat e mazhorancës. Në këtë Komision, përfaqësuesit demokratë Jorida Tabaku e Edmond Spaho janë shprehur kundër. Tabaku tha se buxheti 2025 nuk parashikon ndryshimin e skemës së pensioneve duke kërkuar edhe seancë dëgjimore për pensionet e cila do të zhvillohet me ministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e ISSH. Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar në komision që të ‘shkurtohen’ fondet për mobilim zyrash dhe të financohet më shumë mbrojtja e sulmeve kibernetike.
Gjithashtu gjatë diskutimi të projektbuxhetit, Banka e Shqipërisë, me anë të zv. guvernatores Luljeta Minxhozi, ka kërkuar rishikimin e skemës së pensioneve, ndërsa kërkon që ajo të jetë në përputhje me skemat e Bashkimit Evropian. Minxhozi tha se skema aktuale mund të kthehet në një rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike. Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha se sa i takon skemës së re të pensioneve, fillimisht duhet të analizohet informaliteti që qëndron në parametra të lartë.
Pjesë nga diskutimet në Komision:
Minxhozi: Zhvillimet aktuale kanë nxjerrë në pah nevojën e rishikimit të skemës së pensioneve. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-së. Skemën e pensioneve duhet ta rishikojmë, sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike.
Tabaku: Sot skemës së pensioneve i mungon kontributi i 40% të forcës aktive për punë, për shkak të emigracionit. Ndërkohë buxheti 2025 nuk parashikon fond shtesë që ti adresohet skemës së pensioneve. Ndërkohë kontributet shoqërore që kontribuojnë në skemën e pensioneve janë rritur me 60% si efekt i rritjes së pagës minimale, ndërkohë që rritja që rritja që mund të vijë nga formalizimi mund të jetë maksimalisht 10-15 milionë euro, jo më shumë, duke e vendosur në retorikë politike skemën e pensioneve.
Themeli: Ka një shkallë të lartë informaliteti sa i takon deklarimit të pagave. Në gjykimin tonë përpara se të eksplorohen parametrat e reja të sistemit të pensioneve do të ishte e udhës të kuptoheshin drejt përmasat e këtij informaliteti, në mënyrë që të mos devijojnë parametrat e skemës së re. Jemi nga të paktat vende që në momentin që qeveria rrit pagën minimale, ne na rritet edhe numri i punonjësve, sepse bizneset kanë shumë punonjës me paga të larta dhe nuk i raportojnë.
Braçe: Merr një prioritet mbrojtja kibernetike. Do doja që të alokoheshin burime për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe veçanërisht në 3 institucione Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe AKSH.
komisioni i ekonomise
Politike
15 Nëntor 2024, 12:17
M.B
Gentian Ndoi
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin ...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:08
r.ll
belind kellici
TIRANË- Në protestën para bashkisë, ka mabjtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiran&eum...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:58
ZH.LL
protesta
TIRANË- Opozita ka organizuar protestën e radhës këtë të premte pranë Bashkisë së Tiranë, ku k&e...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:59
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot në protestën para Bashkis&eu...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:50
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha sot në protestën para Bashkisë së Ti...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:39
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ndodhet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku do t&eum...
Politike
15 Nëntor 2024, 10:48
M.B
Manfred Weber
TIRANA- President i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku...
Politike
15 Nëntor 2024, 09:47
M.B
Alex Soros, Ivanka Trump dhe Jared Kushner
TIRANA- "News Nation Now" ka publikuar një artikull ku flitet rreth asaj që e cilëson si "fi...
Politike
15 Nëntor 2024, 09:55
ZH.LL
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja do të paraqitet këtë të premte në SP...
Politike
15 Nëntor 2024, 07:48
M.B
Nga një tubim i zyrtarëve të PDK-së në Gjermani.
KOSOVA- Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeminist...