Politike

"Paratë pastrohen nga sasia e lartë e cash!" Mbledhja e Komisionit të Antikorrupsionit/ Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik: Kriptovalutat po përdoren për fshehje të ardhurash

Zv.ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, nënvizoi në mbledhje se kriptomonedhat përfaqësojnë revolucion dhe se duhet ta përqafojmë teknologjinë.

15 Nëntor 2024, 12:17 Nga M.B

 

"Paratë pastrohen nga sasia e lartë e cash!" Mbledhja e
Gentian Ndoi

TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” zhvilloi sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje drejtori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Gentian Ndoi, tha se ka informacione që kriptovalutat po përdoren gjerësisht për të fshehur dhe pastruar paratë që vijnë nga krimi. Zv.ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, nënvizoi në mbledhje se kriptomonedhat përfaqësojnë revolucion dhe se duhet ta përqafojmë teknologjinë. Ndërsa drejtori i Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Denis Deralla shtoi se nuk pastrohen para përmes kriptomonedhave, por ky fenomen ndodh prej sasisë së madhe të parave cash.

Pjesë nga diskutimi në Komision:

Ndoi: Jemi duke krijuar një qasje të re dhe me kriptovalutat, pasi informacionet janë që kriptovalutat përdoren gjerësisht për të fshehur pasuritë që vijnë nga krimi dhe e dyta për të lehtësuar pastrimin e këtyre parave. Është një qasje e re për ne, po eci, me trajnimet. Ne po luftojmë bashkë me mbështetjen e ministrisë që të kemi një qasje sa më të madhe në databazat shtetërore dhe private. Është shumë e nevojshme. Është tmerrësisht e nevojshme pasi një punë burokratike që bëhet përmes shkresave që I dërgohen institucioneve, që shpesh herë bllokon dhe punën e tyre e tonën, një oficer mund ta bëjë lehtësisht nga zyra e tij, pa rënë në sy dhe në fund të ketë një produkt që t’ja referojë prokurorit , e prokuroru më pas gjykatës.

Karameta: Kemi kërkesa pafund për akes në regjistra, por duhet të mbahet parasysh edhe rreziku i abuzimit. Është interesi i gjerë, por edhe shmangia e abuzimit, që me regjistrat ka ndodhur shpesh në vendin tonë. Nuk mund të hapet aksesi pafund. Sa i takon kriptovalutave. Është e saktë që përdoren shpesh edhe për pastrimin e parave. Kriptomonedhat përfaqësojnë revolucion të madh sa i takon anës teknologjike dhe në perceptimin tim shikohen vetëm anët e këqija. Paratë pastrohen me paraë dhe ne nuk i kufizojmë. Kriptomonedhat padyshim mund të përdoren për të fshehur të ardhurat, por tregjet financiare ndërkombëtare, SHBA këtë vit, ka legjitimuar përdorimin e kriptomonedhave. Duhet ta përqafojmë teknologjinë, sepse nuk i shpëtojmë dot.

Derralla: Në Shqipëri nuk është e nevojshme fare të pastrosh para. Mund të blesh nga apartamenti tek makina dhe investime të çfarëdollojshme në cash. Nuk ke nevojë  fare të deklarosh burimin e të ardhurave. Tre struktura janë në Shqipëri që kërkojnë burim të ardhurash, ILDKPI për zyrtarët, bankat që e kanë forcuar kërkesën e tyre për burimin e të ardhurave, si dhe SPAK e Prokurori. Struktura të tjera nuk ka. Nëse i shpëton këtyre tre rrjetave lundron i qetë. Është sasia e cash-it dhe lejimi i transaksioneve cash që bëjnë të mundur qarkullimin e parasë së pisët. Ajo që duhet të kemi parasysh është format për parandalimin e parave cash.

komisioni i posaçëm parlamentar “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për shqipërinë 2030 në bashkimin evropian”

Sondazh

Poll