15 Nëntor 2024, 12:44
Nga r.ll

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve ka shprehur kritika për punën e Komisionerit të Prokurimit Publik. Sipas tij, ata kanë lejuar krijimin e skemave "5D" në bashkinë e Tiranës, por edhe në bashkitë e tjera të vendit. Bardhi u ndal tek bashkia e Tropojës, duke theksuar se kryebashkiaku Rexh Biberaj, i ka dhënë rreth 5 milion euro tendera kushëririt të tij. Lidhur me këtë, kreu i grupit të PD-së i kërkoj SPAK të veprojë.
"Kryetari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Jane dy kompani ne emer te kusheririt te tij dhe vetem ne 3 vite i ka dhene me shume se 4.7 milion euro. Kontrata per ndertimin e tregut te bagetive, dhe sot nuk ekziston ai treg. Po ashtu ka perfituar edhe 3 procedura të tjera tërësisht korruptive dhe në konflikt interesi. Tre jane ankimuar tek ju dhe ju keni shpallur fitues djalin e xhaxhait te tij edhe pse kishte oferten me te larte. Ka edhe kontrat tjeter per ndertimin e rrugëve. Gjashtë konkurent në garë, pesë të sukalifikuar në kundërshtim me ligjin dhe fitues shpallet serish djali i xhaxhait.", u shpreh Bardhi.
Në fjalën e tij, Bardhi denoncoi mosveprimin e Këshillit të Ministrave për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë Tropojë, që është nën akuzë nga SPAK për 3 vepra penale “Shpërdorimit të detyrës”, “Prerjes së paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrimit të pronës” duke shkaktuar një dëm të madh financiar prej 2.8 milion euro.
“Ligji për vetqeverisjen vendore detyron Këshillin e Ministrave të shkarkojë nga detyra Rexh Biberajn, sipas nenit 62/1/a të ligjit. Mosveprimi në këtë rast është shkelje flagrante e ligjit”- u shpreh Bardhi.
Teksa tha se këto tendera korruptiv janë kallëzuar prej kohësh në SPAK, Bardhi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të veprojë pa vonesa.
“SPAK duhet të mbrojë interesin publik dhe të veprojë për këto tendera korruptiv dhe në kushtet e konfliktit të interesit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar për shtetin”- theksoi Bardhi.
gazment bardhi komisioni i ligjeve
Politike
15 Nëntor 2024, 12:31
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votat e mazhoranc&eu...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:17
M.B
Gentian Ndoi
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin ...
Politike
15 Nëntor 2024, 12:08
r.ll
belind kellici
TIRANË- Në protestën para bashkisë, ka mabjtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiran&eum...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:58
ZH.LL
protesta
TIRANË- Opozita ka organizuar protestën e radhës këtë të premte pranë Bashkisë së Tiranë, ku k&e...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:59
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot në protestën para Bashkis&eu...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:50
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha sot në protestën para Bashkisë së Ti...
Politike
15 Nëntor 2024, 11:39
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ndodhet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku do t&eum...
Politike
15 Nëntor 2024, 10:48
M.B
Manfred Weber
TIRANA- President i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku...
Politike
15 Nëntor 2024, 09:47
M.B
Alex Soros, Ivanka Trump dhe Jared Kushner
TIRANA- "News Nation Now" ka publikuar një artikull ku flitet rreth asaj që e cilëson si "fi...
Politike
15 Nëntor 2024, 09:55
ZH.LL
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja do të paraqitet këtë të premte në SP...