Politike

"Policia e Shtetit është institucioni më i keqtrajtuar", Këlliçi: Veliaj pas baltës së hedhur ndaj opozitës, ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane

Këlliçi u shpreh se arritja e vetme e Veliajt në 9 muaj është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës.

15 Nëntor 2024, 12:08 Nga r.ll
"Policia e Shtetit është institucioni më i
belind kellici

TIRANË- Në protestën para bashkisë, ka mabjtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiranë, Belind Këlliçi. Teksa ai po mbante fjalën, një nga efektivët e policisë humbi ndjenjat. Ai i uroi efektivit shërim të shpejtë, ndërsa tha se Policia e Shtetit është institucioni më i keqtrajtuar.

"Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre.", u shpreh Këlliçi ndër të tjera. 

Ai akuzoi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn se pas baltës së hedhur ndaj opozitës në vend, ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane. Më tej, Këlliçi u shpreh se arritja e vetme e Veliajt në 9 muaj është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës. 

PJESË NGA FJALA E KËLLIÇIT:

Faleminderit për këtë pjesmarrje në protestën rekod në javën e 35-të kundër jo vetëm ushtarit të korrupsionit që është Veliaj, pronari faktik i inceneratorit dhe kreut të 5D, po tashmë siç e di edhe edhe mbarë rajoni kundër ushtarit më besnik të Sorosit, Erion Veliaj. Ushtari i fondacionit ‘Shoqëri e hapur’ i cili ka marë guximin dje në mediat e tij ku kryeson Karlo Bolino të fillojë e të sulmojë kryeprokurorin e emëruar tashmë nga Trump në SHBA. Ky njeri që nuk ka lënë sulm, llum e baltë pa hedhur ndaj opozitës e së djathtës në vend që denoncojnë në Shqipëri, tashmë ka nisur sulmet ndaj presidencës amerikane e ndaj mos harroni se është Veliaj ai që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të PD me aferën e inceneratorit. Nga kjo foltore këtu kemi denoncuar lidhjet e Veliajt me Iranin e Rusinë, me kompaninë ‘Matna Grop’ iraniane e Veliaj sot është kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Të dashur miq, arritja e vetme e kreut të 5D, në këtë 9 muaj siç edhe anëtarja e Këshillit Bashkiak Ilda Zhulali e tha ditën e djeshme, është gjoba ndaj qytetarëve të Tiranës. Këtu po shkëlqejnë aferat korruptive me në krye Plarent Ndrecën, që një kapele të policëve e tenderonte 350 euro, e ndërkohë që me rrogat që kanë policët, nuk ushqejnë familjet e tyre. Sa herë ne kemi pasur përballje me policinë e shtetit ne kemi thënë se nuk jemi këtu për të protestuar kundër tyre, por po protestojmë kundër hajdutëve që vjedhin edhe paratë e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Për 9-mujorin që lamë pas, Veliaj përmes 'Policisë së Shtetit' e 'Drejtorisë së Tatimeve Vendore' i kanë vendosur 6.4 milion euro qytetarëve të Tiranës. Plani është realizuar me policinë bashkiake me 288% duke vendosur 3.8 milione  euro për qytetarët. Me 188% u realizua plani i tatimeve vendore duke i vendosur 2.9 milionë euro bizneseve të Tiraës. Imagjinoni një njeri që merr taksat e Tiranës e i shpërdoror, me një incinerator që paguhet 88 milionë euro dhe nuk ekziston, i duhet të gjobisë me 6.4 milion euro qytetarët e Tiranës në mënyrë që Veliaj të vjedhë për vete.

belind këlliçi

Sondazh

Poll