14 Nëntor 2024, 21:57
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtori i Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj, ka folur lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi. Hodaj tha se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një predhë e kalibrit të vogël.
I ftuar në "Opinion" theksoi se 52 vjeçari mund të jetë qëlluar nga një distancë 20-30 m, me një armë jo të zakonshme, që sipas tij, nuk e nxjerrin gëzhojën.
“Ditën e djeshme rreth orës 23:00 është marrë telefonata e parë për një person të shtrirë në ambientet para pallatit, i gjakosur në kokë. Aty policia ka gjetur bashkëshorten e tij dhe banorët e pallatit. Rreth orës 04:00 të mëngjesit ai ka ndërruar jetë. Është vlerësuar maksimalisht zbardhja e ngjarjes, nuk ka pasur shumë dëshmitarë, për shkak dhe të kohës. Kemi punuar me kamerat e vendit të ngjarjes. Sot kemi punuar përsëri ku është gjetur një predhë e kalibrit të vogël, pra nuk është armë e tipit të zakonshëm. Mund të jetë e një modeli tjetër, 5.56 mm dhe dëmtimi nuk ishte shumë i madh…Nëse do e merrte në trup mund të mos kishte pasoja. Është një distancë rreth 20-30 m, janë bërë disa eksperimente hetimore. Predha është gjetur, gëzhoja jo. Këto lloj armësh nuk e nxjerrin gëzhojën, kështu që do jetë e vështirë për ta gjetur.”, tha ai.
Hodaj shtoi se viktima nuk ka asnjë rekord kriminal, ndërsa tha gjithashtu se po trajtohen të gjitha pistat.
“Nuk ka ndonjë të kaluar kriminale. Jemi në orët e para të zbardhjes së ngjarjes. Po trajtohen të gjitha pistat, nuk përjashtojmë asnjë! S’ka asnjë rekord kriminal në arkivat tona”, tha Hodaj.
ervin hodaj
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 21:08
N.F
Eduart Reçi
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 18:05
r.ll
foto e lumit
FIER- Reshjet e sotme të shiut, kanë sjellë sërish ndotje masive në lumin e Gjaincës në Fier. Kjo sepse ko...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 17:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Koncesioni i Check-Up (kontrolli bazë mjekësor falas) në shëndetësi do të përfundojë a...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 16:37
r.ll
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
TIRANË - Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 16:15
N.F
Rilind Thaqi
ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se n...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 16:12
E. D
fotot ilustruese
POGRADEC- Një aksident ka ndhodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec. Mësohet se dy automjete jan&...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 15:49
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vijon të jetë i mbuluar me mister atentati i 30 tetorit në Shkodër, ku humbën jetën Hamza Lici, ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 15:39
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në komunën Vittoria dhe Chiaramonte Gulfi, në ndjek...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:50
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd në fsh...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:35
ZH.LL
Viktima, vëllai dhe vrasësi
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj autorit të vrasjes së 3 ...