14 Nëntor 2024, 15:49
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vijon të jetë i mbuluar me mister atentati i 30 tetorit në Shkodër, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Përveç identitetit të autorëve të krimit, mister është edhe identiteti i personit të tretë që dyshohej se ishte në makinë me Licin dhe Bushatin. Ky person doli edhe në pamjet e vendngjarjes, shumë pak çaste pas atentatit.
Dyshimet kryesore janë se ky person është personazhi i njohur i botës së krimit, Ibrahim Lici, vëllai i të ndjerit Hamza Lici. Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me masakrën e Dobraçit tha se janë kryer një sërë hetimesh, për të kuptuar se si ai u largua nga vendngjarja.
"Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë qenë i plagosur dhe ndaj ka pasur disa verifikime të klasifikuara si të sekretit tepër të lartë, ku përfshihen vëzhgime dhe përgjime. Policitë lokale po kryejnë veprime sekrete për të mësuar se kush janë personat që arritën ta mjekojnë atë. Ka disa versione jo zyrtare se personi ka ngelur i plagosur mund të jetë mjekuar nga mjekë në jug të vendit, por ka gjithashtu dyshime se aktualisht gjendet në Tiranë. Duke iu referuar burimeve shumë të besueshme pranë grupit të hetimit, mund të them se është identifikuar edhe për një person të tretë që konsiderohet si ndihmës në këtë atentat”, tha ajo.
Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.
ibrahim lici atentati ne shkoder
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 15:39
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në komunën Vittoria dhe Chiaramonte Gulfi, në ndjek...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:50
M.B
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd në fsh...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:35
ZH.LL
Viktima, vëllai dhe vrasësi
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj autorit të vrasjes së 3 ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:38
M.B
Tonin Vocaj
TIRANA- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka shkruar një letër falënderimi që lidhet me largi...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:02
ZH.LL
Foto nga aksidenti
LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë, në kryqëzimin e fshat...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 14:09
I.A
Arrestimi
GJERMANI- Mediat gjermane Zeit.de i ka kushtuar një artikull arrestimit të Princ Dobroshit në Tiranë pak ditë ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 13:45
ZH.LL
Edlira Cepani
MOLDAVI- "Përmbushjen e një misioni si amanet", kështu e ka quajtur Edlira Çepani rikthimin e saj në punë pas...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 13:03
ZH.LL
protesta
PAJOVË- Banorët e Pajovës kanë dalë në një protestë këtë të enjte në shenjë revol...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 12:38
ZH.LL
trupi i biznesmenit
TIRANË- Ky është biznesmeni Eduart Reçi pak çaste pasi është qëlluar për vdekje ...
Aktualitet
14 Nëntor 2024, 11:56
ZH.LL
Bledar Duro
KORÇË- Ky ësht Bledar Duro, mësuesi 45-vjeçar, i cili u arrestua ditën e djeshme nga policia, pasi ka ngacmua...