Aktualitet

Fieri preket nga reshjet e shiut, kompanitë e naftës përfitojnë për të derdhur mbetjet hidrokarbure në lumin Gjanica

Ndotja alarmante e lumit që përshkon qytetin është shoqëruar me një aromë të rëndë.

14 Nëntor 2024, 18:05 Nga r.ll
Fieri preket nga reshjet e shiut, kompanitë e naftës
foto e lumit

FIER- Reshjet e sotme të shiut, kanë sjellë sërish ndotje masive në lumin e Gjaincës në Fier. Kjo sepse kompanitë e naftës kanë përfituar nga shiu për të shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve në lum, ku dhe uji ka marrë ngjyrë të zezë. 

Ndotja alarmante e lumit që përshkon qytetin është shoqëruar me një aromë të rëndë. Qytetarët janë shprehur se kjo ndotje ndikon dhe rrezikon edhe shëndetin e tyre. 

lumi gjanica

Sondazh

Poll