Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë në anën e pasagjerit, humb jetën i riu shqiptar, shpëton kushëriri i 21-vjeçarit (FOTO)

I riu nga Malisheva ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24-vjeçar doli nga rruga. Mjeti është përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.

14 Nëntor 2024, 16:15 Nga N.F
Aksident tragjik në Itali/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me
Rilind Thaqi

ITALI- Një aksident tragjik është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën 21-vjeçari shqiptar, Rilind Thaqi. I riu nga Malisheva ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24-vjeçar doli nga rruga. Mjeti është përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.

Aksident tragjik në Itali/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me
Rilind Thaqi

Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të. Ndërkohë kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe është shtruar në spital gjatë natës. 24-vjeçari ka dalë mëgjesin e sotëm nga spitali ndërsa për vdekjen e 21-vjeçarit është njoftuar edhe familja. Sipas medias italiane i riu kishte një vit që nuk ishte takuar me familjarët dhe pritej të kthehej në Malishevë por aksidenti tragjik i mori jetën. 

aksident tragjik ne itali humb jeten 21-vjeçari shqiptar

Sondazh

Poll