Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Përrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me dy automjete

Nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

14 Nëntor 2024, 14:50 Nga M.B
Aksident i trefishtë në aksin Përrenjas-Librazhd, kamioni
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd në fshatin Pishkash në Njësinë Administrative Qukës ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy automjete që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi në kushtet e motit me reshje të dendura janë aksidentuar.

Nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

aksident

Sondazh

Poll