Aktualitet

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, përplasen dy makina, plagosen dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 15:30.

14 Nëntor 2024, 16:12 Nga E. D
Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, përplasen dy
fotot ilustruese

POGRADEC- Një aksident ka ndhodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 15:30.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve. Ndërsa një pasagjer ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Xh. me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin O. Xh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e  automjeteve dhe pasagjeri në automjetin tip “Seat”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.

aksident ne rrugen korce-pogradec

Sondazh

Poll