Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Kontrollohet telefoni i viktimës, para ngjarjes ai nuk kishte shkëmbyer mesazhe me askënd, bie pista e pritës

Pas ngjarjes viktima është parë i shtrirë në tokë dhe i gjakosur të cilët kanë njoftuar policinë. Mësohet se salla operative është njoftuar për një person të gjakosur jo për vrasje. Ndërkohë pasi është kontrolluar telefoni i viktimës nuk rezulton të jetë telefonuar dhe as nuk ka shkëmbyer mesazhe me askënd para se të ndodhte ngjarja.

14 Nëntor 2024, 21:08 Nga N.F
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Kontrollohet telefoni i viktimës,
Eduart Reçi

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku mbeti i vrarë biznesmeni Eduart Reçi. Ai u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës. Në momentin e atentatit, 52-vjeçari ka qenë i vetëm dhe se po qëndronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje kur u qëllua për vdekje.

Pas ngjarjes viktima është parë i shtrirë në tokë dhe i gjakosur të cilët kanë njoftuar policinë. Mësohet se salla operative është njoftuar për një person të gjakosur jo për vrasje. Ndërkohë pasi është kontrolluar telefoni i viktimës nuk rezulton të jetë telefonuar dhe as nuk ka shkëmbyer mesazhe me askënd para se të ndodhte ngjarja.

Nga ky fakt bie poshtë pista ose dyshimet se viktimës i është bërë një kurth dhe se mund ti kenë bërë pritë. Po ashtu mësohet se kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia, kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes. Sipas raportimeve, në pamje duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë. 

vrasja e eduart reçit

Sondazh

Poll