Aktualitet

Dan Hutra përballet në Gjykatë me të dënuarin përjetë që i vrau motrën: Gjaku i motrës nuk falet! Ja kur mbahet seanca tjetër

Përballja e tyre në sallë ka qenë mjaft e tensionuar pasi, Vladimir Kurti ka refuzuar të japë deklarime, teksa ka shpërthyer me ofendime ndaj autorit të vrasjes së motrës së tij. ‘Gjaku i motrës sime nuk thahet, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre’, deklaroi Vladimir Kurti në sallën e gjyqit, teksa në kafazin prej qelqi, Dan Hutra u shfaq i qetë dhe duke qeshur në një kohë që dëshmitari fliste.

14 Nëntor 2024, 14:35 Nga ZH.LL
Dan Hutra përballet në Gjykatë me të dënuarin
Viktima, vëllai dhe vrasësi

TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj autorit të vrasjes së 3 grave, Dan Hutra. Gjykata e Tiranës zhvilloi seancën, teksa në sallë ndodhej në cilësinë e dëshmitarit Vladimir Kurti, vëllai i njërës prej viktimave, Etleva Kurti.

Përballja e tyre në sallë ka qenë mjaft e tensionuar pasi, Vladimir Kurti ka refuzuar të japë deklarime, teksa ka shpërthyer me ofendime ndaj autorit të vrasjes së motrës së tij. ‘Gjaku i motrës sime nuk thahet, nuk e fal. Ai është vrasës, ka futur në dhe 4 gra, refuzoj të japë deklarime përballë këtij monstre’, deklaroi Vladimir Kurti në sallën e gjyqit, teksa në kafazin prej qelqi, Dan Hutra u shfaq i qetë dhe duke qeshur në një kohë që dëshmitari fliste.

Mes këtij të fundit të dënuar përjetë për një vrasje në Kamëz, dhe Dan Hutrës, kishte patur problem në burg, teksa Dan Hutra i vrau të motrën dyshohet në shenjë hakmarrjeje.  

Ndërkaq, seanca gjyqësore ndaj Dan Hutrës, autorit i masakrës së 1 marsit të vitit të kaluar u shty për në datën 5 dhjetor në orën 12:30. Dan Hutra po gjykohet për vrasjen e 3 vajzave: Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij), Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) dhe Etleva Kurti 31 vjeçe (motra e Vladimir Kurtit) si dhe për plagosjen e 2 të tjerave, Elena Kujtime Hysa, (përkatësisht ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj).

 

dan hutra vladimir kurti vrasesi serial kamez

Sondazh

Poll