Politike

Ndotja e lumit Gjanica nga hidrokarburet, deputeti i PD-së: Institucionet përgjegjëse po heshtin, ndërsa vjen era korrupsion

Në një postim në Facebook, Baçi shkruan se institucionet përgjegjëse po heshtin, ndërsa era e padurueshme është përhapur gjithandej.

14 Nëntor 2024, 20:22 Nga r.ll
Ndotja e lumit Gjanica nga hidrokarburet, deputeti i PD-së: Institucionet
lumi gjanica

FIER- Deputeti Luan Baçi ka reaguar lidhur me ndotjen e lumit të Gjanicës në Fier, e cila ka ardhur pasi kompanitë e naftës kanë përfituar nga shiu për të shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve në lum. 

Në një postim në Facebook, Baçi shkruan se institucionet përgjegjëse po heshtin, ndërsa era e padurueshme është përhapur gjithandej. Ndërkohë edhe qytetarët fierakë janë shprehur se kjo ndotje ndikon dhe rrezikon shëndetin e tyre. 

"Kanë mjaftueshëm vetëm një ditë të ditës së sotme, e cila është e nevojshme për të bërë që të jetë e mundur për të siguruar të pakontrolluara në dritën e Gjanicës në Fier. Institucionet pergjegjse heshtin! Era e rende dhe e padurueshme, perhapet gjitheandej! Heshtie e bie ere korrupsion! Ky nje problem shume vjecare dhe i pazgjidhshem per sa kohe do te kemi ne pushtet rilndje!", thuhet në postimin e Baçit.

luan baci lumi i gjanices fier

Sondazh

Poll