Politike

Osmani pret në takim Hovenier, diskutojnë për ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve

Presidenca e Kosovës njofton se Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

14 Nëntor 2024, 18:32 Nga N.F
Osmani pret në takim Hovenier, diskutojnë për ndryshimet në
Hovenier dhe Osmani

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në takim mësohet se u diskutua për zhvillimet e fundit, situatën aktuale të sigurisë në vend, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve të fundit.


Presidenca e Kosovës njofton se Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.


“Në raport me ndryshimet në administratën amerikane si rezultat i zgjedhjeve të fundit, Presidentja Osmani përsëriti urimet e Kosovës për Presidentin Trump dhe kabinetin e tij, teksa theksoi se aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale, ndaj shfaqi shpresën që edhe me administratën e re do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe se Kosova edhe më tej do të mbetet në fokusin amerikan”, thuhet në njoftim.

osmani hovenier kosova shba

Sondazh

Poll