Politike

Osmani takohet me ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropën: Rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës

Në takim me gjeneralin Clark, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

14 Nëntor 2024, 15:56 Nga E. D
Osmani takohet me ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropën:
Vjosa Osmani dhe Wesley K. Clark

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

"Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, tha Osmani.

Në takim me gjeneralin Clark, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas Osmanit e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.

vjosa osmani wesley k. clark

Sondazh

Poll