14 Nëntor 2024, 20:15
Nga N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur para banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nesër në ora 11:00 do të mbahet protesta e radhës ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që tu bashkohen tek bashkia.
Kreu i PD-së theksoi se ata nuk do të ndalen derisa kreybashkiaku Erjon Veliajta "varin" në shtyllën e turpit të historisë. Ai shprehu mirënjohje për mbështëtësit ndërsa theksoi se do të vazhdojnë betejën e tyre. Berisha tha se ata ecin drejt fitoreve ndërsa Edi Rama drejt McGonigalit. Ai theksoi se sado që ta mbrojë Dumani, së bashku ata do kenë fatin e McGonigalit si armiq të sigurisë, të Shqipërisë dhe SHBA.
Fjala e Berishës:
Miqtë e mi, një shëndetësi moderne, e cila i përgjigjet çdo emergjence me sukses dhe efikasitet, është zotimi ynë. Me treguesit e shëndetit plotësisht të krahasueshëm me vendet e zhvilluara të BE. Ndaj dhe ftoj qytetarët dhe qytetaret shqiptare të bashkohen me ne në mosbindjen civile. Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia. Erion, gjersa të të varim në shtyllën e turpit të historisë, aty do i kesh të revoltuarit e qytetit të Tiranës.
Erion, shko vetë me këmbët e tua, të mos të të çojmë ne zvarrë aty ku e ke vendin. Të mos të të kapim për zverku, se tani Aleksi ka hallet e veta, nuk ka të tuat. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme. Të vazhdojmë betejën tonë. Ne kemi mbrojtur të vërteta në çdo kohë dhe do i mbrojmë ato edhe më shumë. Ne ecim drejt fitoreve, Edi Rama drejt McGonigalit. Edi Ramën e pret McGonigali. Le ta mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, por së bashku do kenë fatin e McGonigalit si armiq të sigurisë, të Shqipërisë dhe SHBA. Si hajdutë, si të korruptuar, si njerëz që meritojnë çdo ndëshkim. Ja pra, pse është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!
berisha veliaj
Politike
14 Nëntor 2024, 20:00
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur pa...
Politike
14 Nëntor 2024, 19:53
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme është zotuar se PD do t&...
Politike
14 Nëntor 2024, 19:42
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme është ndalur te sh&e...
Politike
14 Nëntor 2024, 19:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se deputetët e o...
Politike
14 Nëntor 2024, 19:19
N.F
Jurgis Çyrbja
DURRËS- Ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja nesër do të japë dëshminë e tij para prokuror...
Politike
14 Nëntor 2024, 18:30
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur për përfundimin e afatit të Komisionit Hetimor për Kon...
Politike
14 Nëntor 2024, 18:32
N.F
Hovenier dhe Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Ba...
Politike
14 Nëntor 2024, 16:11
r.ll
edi rama
BAKU- Kryeministri Edi Rama ndodhet ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Azerbajxhan, për të marrë pjesë në...
Politike
14 Nëntor 2024, 15:56
E. D
Vjosa Osmani dhe Wesley K. Clark
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komand...
Politike
14 Nëntor 2024, 14:31
Dosja.al
edi rama, rexhep tajip erdogan
TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ishte për herë të parë i kënaqur me qe...