Politike

"Komisioni i Shëndetësisë dështoi prej mazhorancës", Zhupa: Kemi dokumente të rëndësishme që do i dorëzohen drejtësisë

Ajo tha se çdo kërkesë e opozitës, nuk miratohej nga mazhoranca.

14 Nëntor 2024, 18:30 Nga r.ll
"Komisioni i Shëndetësisë dështoi prej
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur për përfundimin e afatit të Komisionit Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up në Shëndetësi. Zhupa ka fajësuar mazhorancën për dështimin e komisonit dhe mosmarrjen në pyetje të të gjithë dëshmitarëve. Ajo tha se çdo kërkesë e opozitës, nuk miratohej nga mazhoranca.

"Ne kemi drejtuar një Komision Hetimor, me një ligj të Komisionit Hetimor që e ka rrezuar Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar pikërisht sepse pamundëson një hetim sipas standardeve që kërkon kushtetuta, ku ai që ka thirrur hetimin të mund të thërrasë dëshmitarët që do, të mund të bëjë një plan hetimi, e të mund të kërkojë te çështja e afateve. Të treja këto i ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese dhe është vullneti i njëanshëm i maxhorancës, për të mos zbatuar një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese. Pra, dështimi është se ne nuk hetojmë me një ligj i cili duhet të jetë kushtetues, ne hetojmë me një ligj që është antikushtetues. Çdo moment procedurial, çdo kërkesë e jona, çdo nevojë e jona, edhe Rama, edhe Nushi, etj, etj, duhej të kalonin nga miratimi i maxhorancës. Pra me pak fjalë maxhoranca duhej të hetonte maxhorancën, ky nuk ishte objektivi i një komisioni, e sigurisht ata do ta dështonin si komision hetimor.", tha Xhupa në një lidhje për News24. 

E pyetur nëse ky komision ishte i vlefshëm për aq sa zgjati, Zhupa tha se përgjatë hetimeve kanë mbërritur dokumente të rëndësishme që flasin për pronarë e transferta parash, të cilat do u dorëzohen organeve kompetente të drejtësisë.

“Siç thash ka shumë dokumente që i kanë ardhur komisionit hetimor, ka edhe shumë përgjigje të cilat nuk janë publike që ne i kemi, të cilat tregojnë pronarët fitues, dividentët, mënyrën se si se çfarë ka hyrë në doganë dhe çfarë realisht janë vënë në funksion. E pra, ka shumë dokumente të cilat me patjetër do t’i vëmë në funksion të organeve të drejtësisë.”, u shpreh ajo.

ina zhupa komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll