Politike

Akuzohet për përfshirje në botën e krimit, ish-deputeti Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK që pas arrestimit

Ish-deputeti pritet të japë dëshminë e tij në orën 11;00 në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas prokurorët e posaçëm do të thërrasin dhe marrin në pyetje të gjithë personat të cilët kanë dalë nga komunikimet e Jurgis Çyrbjas dhe personave të tjerë të identifikuar deri më tani.

14 Nëntor 2024, 19:19 Nga N.F
Akuzohet për përfshirje në botën e krimit, ish-deputeti
Jurgis Çyrbja

DURRËS- Ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja nesër do të japë dëshminë e tij para prokurorëve të Posaçëm për herë të parë që pas arrestimit. Çyrbja u arrestua pasi dyshohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror e përkrahje të autorit të krimit.

Ish-deputeti pritet të japë dëshminë e tij në orën 11;00 në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas prokurorët e posaçëm do të thërrasin dhe marrin në pyetje të gjithë personat të cilët kanë dalë nga komunikimet e Jurgis Çyrbjas dhe personave të tjerë të identifikuar deri më tani.

Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se Çyrbja në favor të votave për tu zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021 u jepte informone bosave të krimit. Këto informacione kishin të bënin në lidhje me operacionet policore dhe ndihmonte ata që të arratiseshin.

Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.

 

jurgis Çyrbja spak

Sondazh

Poll