Politike

"Vjedhin së bashku duke çuar në varr shqiptarët e pafajshëm", Berisha: Rama dhe Vilma Nushi kryen krim kushtetues duke mos u paraqitur në komision

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri, Edi Rama është sjellë si katil i vërtetë ndaj të sëmurëve ndërsa shtoi se kjo u konstatua pasi nuk u paraqit në komision, ndonëse ligji dhe Kushtetuta e detyrojnë. 

14 Nëntor 2024, 20:00 Nga N.F
"Vjedhin së bashku duke çuar në varr shqiptarët e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur para banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri, Edi Rama është sjellë si katil i vërtetë ndaj të sëmurëve ndërsa shtoi se kjo u konstatua pasi nuk u paraqit në komision, ndonëse ligji dhe Kushtetuta e detyrojnë. 

Ai shtoi se në komisionin hetimor parlamentar nuk u paraqit edhe Vilma Nushi ku sipas tij është kriminele e pashpirt, që merr nga taksapaguesit dhe ndan me kushëririn e burrit të saj, Edi Ramën, në check-up, dhjetëra e dhjetëra milionë euro analiza të pabëra.

Berisha theksoi se i tmerruar, Edi Rama nuk lejoi monstrën njerëzore që me vjedhjet e saj përcjell çdo ditë në varr shqiptarë të pafajshëm, sepse nuk kanë ilaçe, sepse nuk operohen.  Sipas tij ajo nuk mund të paraqitej sepse ndan paratë me Edi Ramën.

Fjala e Berishës:

Edi Rama, që është sjellë si katil i vërtetë ndaj të sëmurëve, e konstatuat, e vutë re, nuk u paraqit në komision, ndonëse ligji dhe Kushtetuta e detyrojnë. Por miqtë e mi, në komisionin hetimor parlamentar nuk u paraqit edhe gruaja që në qoftë se do kishte një emër të dytë, do quhej vampire, vampire, vampire, Vilma Nushi. Kjo kriminele e pashpirt, që merr nga taksapaguesit dhe ndan me kushëririn e burrit të saj, Edi Ramën, në check-up, dhjetëra e dhjetëra milionë euro analiza të pabëra, nuk vinte, nuk e lejonte kushëriri i burrit të saj bandit, Rama, sepse jo vetëm Rama që është mbi ligj dhe Kushtetutë, por edhe sojsorollopi i tij i fëlliqur qëndron mbi ligj dhe Kushtetutë.


A nuk është ky një akt revolte kombëtare? A nuk është kjo një sfidë që i bëhet çdo qytetari? A nuk është kjo një nxitje për revoltë mbarëpopullore ndaj këtij banditi dhe sojit të tij të fëlliqur? Hajdutja e pangopur nuk paraqitet në parlament, kriminelja e pafytyrë që regjistron qindra mijëra analiza të pabëra, false, të dokumentuara. Pështyn parlamentin njëlloj si Olta. Kushtetuta Nushi-Xhaçka është Kushtetuta e horrave dhe jo më e republikës, për të lëshuar më gojën më tutje. E kuptoni vetë.


Pra, i tmerruar, Edi Rama nuk lejoi monstrën njerëzore që me vjedhjet e saj përcjell çdo ditë në varr shqiptarë të pafajshëm, sepse nuk kanë ilaçe, sepse nuk operohen. Nuk mund të paraqitej sepse ndan paratë me Edi Ramën. Miq, ky refuzim i Kushtetutës përbën një akt madhor, përbën një krim kushtetues. Përbën një motiv tjetër të mosbindjes civile gjer në përmbysjen e kësaj qeverie.

berisha rama vilma nushi

Sondazh

Poll