Aktualitet

Alarm për bombë në Burrel, forcat xheniere në vendngjarje

Ndërkohë që forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për përmbajtjen që kjo pako ka në brendësi të saj. 

14 Nëntor 2024, 12:01 Nga I.A
Alarm për bombë në Burrel, forcat xheniere në vendngjarje
Foto Ilustruese

BURREL- Një alarm për bombë është dhënë ditën e sotme në qytetin e Burrelit. Mësohet se një pako e dyshimtë është gjetur në lulishten e lagjes "Pjetër Budi". Ndërkohë që forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për përmbajtjen që kjo pako ka në brendësi të saj. 

Njoftimi i Policisë:

Mat/Informacion paraprak Në lulishten e lagjes "Pjetër Budi", në qytetin e Burrelit, është konstatuar një pako e vogël, dyshohet me lëndë lënde plasëse artizanale e paplasur. Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

alarm per bombe ne burrel

Sondazh

Poll