Aktualitet

Vrasja e Eduart Reçit/ Pak çaste pasi u godit në kokë për vdekje, dalin pamjet e biznesmenit të shtrirë në tokë

Dyshohet se autorët e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjeçari ka dalë jashtë pallatit dhe ka qenë i vetëm.

14 Nëntor 2024, 12:38 Nga ZH.LL
Vrasja e Eduart Reçit/ Pak çaste pasi u godit në kokë
trupi i biznesmenit

TIRANË- Ky është biznesmeni Eduart Reçi pak çaste pasi është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë. Policia ende nuk një pistë hetimi për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi u vra në një atentat mbrëmjen e djeshme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Megjithatë, nga kamerat e sigurisë të sekuestruara është bërë e mundur pamja e Reçit vetëm pak çaste pasi iu bë atentati në hyrje të pallatit ku jetonte.

Dyshohet se autorët e kanë ruajtur dhe pritur momentin që 52-vjeçari ka dalë jashtë pallatit dhe ka qenë i vetëm.

Vrasja e Eduart Reçit/ Pak çaste pasi u godit në kokë

Por, nga këqyrja e kamerave të sigurisë vihet re se në asnjë moment nuk shfaqet autori i vrasjes së biznesmenit. Pas këtyre pamjeve, policia dyshon se ka patur vetëm një të shtënë në drejtim të Reçit, i cili ka rënë menjëherë në tokë. 

Më herët, familjarët dhe të afërmit e Reçit folën për mediat teksa deklaruan se ai nuk kishte as konflikte e as armiq për rrjedhojë nuk kanë asnjë të dyshuar, duke e bërë edhe më të vështirë pistën e hetimit.

 

eduart reci biznesmeni kamerat e sigurise

Sondazh

Poll